MENU
klinika

Ja sa ishte magnituda

Të tjera lëkundje tërmeti sot

26.12.2019 - 16:44

Prej disa muajsh toka në Shqipëri nuk po gjen paqe, pasi lëkundjet e tërmetit vazhdojnë. Ndonëse fatmirësisht me një magnitudë të ulët, ditën e sotme janë regjistruar 4 tërmete.

Sipas faqes zyrtare të IGJEUM, sot janë regjistruar katër lëkundje me epiqendra të ndryshme.

Tërmeti i parë është regjistruar në Lagunen e Patokut me magnitude 2.5, në Peze e Vogel me magnitude 2 si dhe në Derven me magnitudë 2.5,
Kujtojmë se më 26 nëntor tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter i mori jetën 51 personave.