NBA vijon me spektaklin dhe emocionet. Luka Doncic zhvillon sërish një mbrëmje magjike, duke realizuar 24 pikë e 10 rebound në fitoren 102-98 që Dallas arriti ndaj San Antonio.
Të pestë titullarët e Dallas realizuan mbi 10 pikë, duke e merituar toren, ndërsa për Spurs u dallua DeRozan me 21 pikë, por që mbetën për statistikë.
Pa probleme fiton edhe ekipi i Detroit, që mundi 132-102 Washington, ndeshje e dominuar nga vendasit, me 8 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Wood me 22 pikë shënuesi më i mirë).
Pas dy kohëve shtesë triumfoi ekipi i Minnesota, që mundi 105-104 Sacramento, ndeshje me rivalitet dhe emocione (Dieng realizoi 21 pikë e 15 rebound për miqtë).
Fiton edhe skuadra e Utah Jazz, që mundi 121-115 Portland, sfidë e dominuar nga vendasit, që luajnë për një vend në play off. Më i miri në parket për Jazz ishte Mitchell, që realizoi 35 pikë.
Zhgënjen Oklahoma, që në fushën e saj u mund 110-97 nga Memphis (Valanciunas 21 pikë e Jackson 20 pikë).