MENU
klinika

NBA

Clippers fitojnë derbin kalifornian

26.12.2019 - 10:47

Katër humbje radhazi për Los Angeles Lakers, por e fundit natyrisht që djeg më shumë. Në ditën magjike të Krishtlindjeve mjaft ndeshje “big” në NBA dhuruan spektakël dhe emocione. Duke nisur nga derbi i Los Angeles, me Clippers që fituan 111-106 ndaj Lakers.

Ndeshje e dominuar shumicën e kohës nga Lakers, ku u dalluan Kuzma me 25 pikë, Davis me 24 pikë dhe LeBron me 23 pikë e 10 asist. Në krahun tjetër u dallua Kawhi Leonard, që realizoi 35 pikë e 12 rebound për Clippers, duke bërë diferencën në parket.

Megjithatë, Lakers vijojnë të kryesojnë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Clippers është ngjitur në vendin e tretë. Deri tani Lakers ishin të pakapshëm, por Nuggets kërcënon vendin e parë.

Zhgënjen edhe skuadra tjetër kryesuese në Lindje, Milwaukee Bucks, që u mund 121-109 nga Philadelphia, me të pestë titullarët e ekipit vendës që realizuan mbi 10 pikë. Embiid me 31 pikë e 11 rebound ishte më i miri. Për Bucks zhgënjeu Antetokounmpo, me vetëm 18 pikë.

Befason edhe New Orleans, që mundi 112-100 Denver, takim që u dominua nga miqtë, me Ingram që realizoi 31 pikë, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Jokic për Nuggets.

Skuadra e Boston, falë 30 pikëve të Brown dhe 22 të Walker triumfoi 118-102 ndaj Toronto (VanVleet 27 pikë), ndërsa Golden State mposhti 116-104 Houston. Titullarët e Warriors në një mbrëmje magjike, ku të gjithë realizuan mbi 18 pikë, duke i bërë të pavlefshme 54 pikët e dyshes Harden-Westbrook.