MENU
klinika

Ylli i NBA

Basketbollisti bën dirigjentin në Boston

25.12.2019 - 17:45

Basketbollisti i Boston Celtics, Tacko Fall, bëri debutimin si dirigjent i ftuar gjatë koncertit të orkestrës së njohur të Boston Pops. Ai doli në skenë për të udhëhequr orkestrën në një interpretim të këngës “Sleigh Ride”.

Fall përdori një shkop që iu dha atij nga dirigjenti Keith Lockhart, që e quajti Falls-in “personin më të gjatë që ka drejtuar ndonjëherë Boston Pops”, përpara se ta ftonte të dilte në skenë.

Publiku brohoriti gjatë performancës së basketbollistit, ndërsa ky i fundit bëri një rrotullim dhe tundi krahët në kohë me muzikën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Serie A, humor me portierin shqiptar

“Berisha nuk jep dhurata, as në Krishtlindje”

Futbollistët në rrjetet sociale

Nga Messi tek Ibra, yjet urojnë Krishtlindjen!