MENU
klinika

Serie A, humor me portierin shqiptar

“Berisha nuk jep dhurata, as në Krishtlindje”

25.12.2019 - 17:32

Futbollistët kudo në botë festuan Krishtlindjen. Por ajo që spikati në urimet e Krishtlindjes ishte videoja e Serisë A, ku ishte përfshirë edhe portieri shqiptar Etrit Berisha.

Videoja e bërë virale nis me futbollistët që kanë shkëlqyer, për të vijuar me ata që kanë qenë disi të ashpër. Pastaj vjen momenti i altruistit Jervinho të Parmës dhe egozimi i lojtarëve për të shënuar vetë.

Serie A gjithashtu nuk harron të rinjtë si Zaniolo, por edhe të vjetrit si Buffon, me shprehjen: Për ata që janë akoma të rinj brenda. Nuk mund të mungonin tifozët, që besojnë te superheronjtë.

Një dedikim edhe për futbollistët që tregojnë anën njerëzore, por edhe për ata që të shpëtojnë nga telashet dhe të tjerëve që festojnë sipas mënyrës së tyre.

Dhe në fund radha e Etrit Berishës, me shprehjen: Për ata që kurrë nuk japin dhurata, as në Krishtlindje. Sepse Berisha nuk lejon që topi të shkojë në rrjetë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Futbollistët në rrjetet sociale

Nga Messi tek Ibra, yjet urojnë Krishtlindjen!