MENU
klinika

NBA

Houston shkëlqen me dyshen Harden-Westbrook

24.12.2019 - 11:21

Ka pasur oshilacionet e veta këtë sezon, por Houston Rockets llogaritet mes pretendentëve për të fituar titullin në NBA. Houston fitoi 113-104 në fushën e Sacramento, duke u ngjitur në vendin e dytë në Perëndim.

Ekipi teksan e dominoi dhe fitoi me meritë ndeshjen, me dyshen Harden-Westbrook që së bashku realizuan 62 pikë. Dhe kjo nuk është hera e parë…

Fitore të lehtë mori San Antonio, që mundi 145-115 Memphis, ndeshje e komanduar nga skuadra e Spurs. Aldridge me 40 pikë dhe DeRozan me 26 pikë e 10 asist ishin më të mirët në fushë për skuadrën e San Antonio.

Rikthehet te fitorja skuadra nënkampione e Golden State, që mundi 113-104 Minnesota, një nga mbrëmjet e pakta pozitive për Warriors këtë sezon. Russell me 30 pikë dhe Burks me 25 bënë diferencën në parket për Golden State.

Mes skuadrave më të mira në Perëndim është edhe Denver, që fitoi 113-111 ndaj Phoenix, ndeshje me rivalitet deri në fund (Murray 28 pikë). Nikola Jokic realizoi një “Triple double”, me 22 pikë, 12 rebound e 10 asist.

Në Lindje, kampionët e Toronto u mundën 120-115 nga Indiana pas kohës shtesë, sfidë e fortë deri në fund. 30 pikët e Lowry për kanadezët mbetën për statistikë, ndërsa për Indiana u dalluan Warren e Turner, me nga 24 pikë secili.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN