MENU
klinika

Një tjetër i shpallur në kërkim

Bashkëpunuan me trafikantin nga Lazarati, pezullohen 4 policë

27.12.2019 - 12:26

SHÇBA ka pezulluar 4 punonjës policie në Gjirokastër, pasi dyshohen se lejuan kultivim të narkotikëve, në Lazarat.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim shtetasin A. G., nga Lazarati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Hetimeve e SHÇBA ne bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Vlorë-Gjirokastër ekzekutoi vendimet penale të masave të sigurimit personal (ndaluese) të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për 4 punonjës policie, me masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi”, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”:

– N/Komisar U.Sh., me detyrë, ish-Shefi i Stacionit të Policisë Dropull;

– N/Komisar E.R., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dropull;
– Inspektor H.L., me detyrë SPZ në Stacionin e Policisë Dropull;
– Inspektor S.B., me detyrë ish-oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin e Policisë Dropull.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.G., nga Lazarati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”.

Këto veprime proceduriale janë vijim i hetimeve të kryera në funksion të procedimit penal të nisur në vitin 2019, i cili bën fjalë për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e “Shpërdorim detyre”. Në datën 23 korrik 2019, në kuadër të këtij procedimi, në fshatin Hllomo, Njësia Administrative Pogon u finalizua një operacion në të cilin u asgjësuan disa bimë narkotike, të llojit kanabis.

Ky procedim është ndjekur me metoda pro-aktive dhe gjatë hetimeve janë grumbulluar fakte dhe prova, të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se këta punonjës policie, me veprimet dhe mosveprimet në mos-përmbushje të detyrës funksionale dhe me qëllim përfitimin e paligjshëm kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë