Prej disa kohësh, moderatorja e ëmbël e ekranit, Kiara Tito, i është përkushtuar kanalit të saj në Youtube.
Aty, Kiara ndan me publikun pjesë nga jeta e saj dhe duket se e ka lënë pak pas dore televizionin.
Por, pak javë më parë, Kiara tregoi se do të rikthehet në ekran, megjithatë nuk kishte vendosur ende se ku do e shihnim.
Megjithatë vendimin tani duket se e ka marrë dhe Kiara do të rikthehet në televizionin ku u shfaq për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur moderatorja nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram.
Në foto ajo shkruan “Së shpejti” dhe shfaqet në studiot e “Top Channel”.
Kiara nuk e ka zbuluar ende emisionin, megjithatë 2020-a erdhi dhe do zbulojmë surprizën.