MENU
klinika

"Mbeturina passocialiste?"

Shqipëria ka gratë më të diplomuara në rajon

29.12.2019 - 17:33

       Sipas gazetës italiane “Il Sole InfoData 24 hours”, Shqipëria kryeson listën e vendeve me përqindjen më të lartë të grave të diplomuara në degë të ndryshme të shkencës, e ndjekur  nga Maqedonia, me 45.1 për qind.

Pra, përqindja më e lartë e grave të diplomuara rezultonte në vendet e Evropës Lindore, përkundër asaj më  të ulët në vendet e Europës Perëndimore.

Shqipëria rezulton të jetë shteti me përqindjen më të lartë të grave në Evropë, të cilat, studiojnë degë të ndryshme të shkencës, si: teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Në vitin 2015, përqindja e grave të diplomuara ishte në shifrën 53.1 për qind. Konkretisht, Shqipëria është shteti i vetëm në Evropë, ku numri i grave të diplomuara në shkencë është më i lartë se ai i burrave.

Një studim i kryer së fundmi, nga dy psikologë në Universitetin e Missurit, nxori në pah se barazia gjinore është një faktor që i mban gratë larg shkencës. Fenomen ky, i quajtur ndryshe si “paradoksi i barazisë gjinore”.

Fenomeni ka një shpjegim të tillë, se në ato shoqëri ku ekziston barazia gjinore, numri i grave që studiojnë për teknologji, inxhinieri apo matematikë është relativisht i ulët dhe lidhja midis këtyre dy indikatorëve është shumë negative.

Luksemburgum është shteti me përqindjen më të ulët të grave të diplomuara në shkencë, me 21.8 për qind, si edhe Zvicra me 22.73 për qind.

Shqipëria, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ka përqindjen më të lartë të grave të diplomuara pasi barazia gjinore nuk i pengon ato të studiojnë në këtë fushë.

Nëse shohim Finlandën apo Norvegjinë, edhe këto dy shtete nuk e kanë aspak pengesë barazinë gjinore, sepse përkatësisht 27 për qind dhe 29 përqind e grave në këto shtete, kanë bërë karrierë në profile të ndryshme të shkencës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’

MARTHA RIVERA GARRIDO

‘MOS U DASHURO’