MENU
klinika

Ligji për liritë fetare

Serbët përplasen ashpër me efektivët e Malit të Zi

30.12.2019 - 08:32

Janë radikalizuar serbët në Nikshiq, duke protestuar kundër miratimit të ligjit për Liritë Fetare.

Sipas “Novosti”, situata në Nikshiq është e tensionuar, si në qytetet e tjera të Malit të Zi.

Në rrethrrotullimin drejt aeroportit, dhjetë të rinj serbë sulmuan me fishekzjarre policinë.

Policia hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve, duke i detyruar ata të largohen.

Menjëherë pas incidentit, policia mori përforcime dhe filloi një kundërsulm. Trafiku u ndal.