MENU
klinika

Pas kërkesës së Metës

Pezullimi i projektit të TK, nis shqyrtimi në Kushtetuese

30.12.2019 - 12:42

Pas kërkesës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese i është drejtuar me një shkresë 5 institucioneve nga të cilat kërkon që deri me datë 22 janar 2020 të shprehen lidhur me argumentet e tyre për cështjen e Teatrit Kombëtar.

Kërkesa i është drejtuar Ministrisë së Financave,Ministrisë së Kulturës, Kuvendit, këshillit të Ministrave si edhe Bashkisë së Tiranës.