Është e vështirë të zgjedhësh 10 momente të një dekade në futbollin botëror. Nuk do të mjaftonin as 100 episode, por më poshtë po rendisim 10 momentet që bënë histori në 10-vjecarin e fundit.
SPANJA KAMPIONE – VITI 2010
Spanjës u bë kampione bote më 2010-n në eventin e parë e organizuar në Afrikë. Akti i fundit u luajt në Johannesburg, ku është inskenuar një sfidë e mbyllur me 12 të verdhë dhe një të kuq.
Një rekord për një finale të Kupës së Botës: Holanda është mposhtur nga goli i Iniestas në shtesë. Ky padyshim që është një nga momentet më të bukura jo vetëm të dekadës së fundit
AGUERO DHE MANCHESTER CITY – VITI 2012
Një nga titujt më emocionues të Premier League. Manchester City duhet të fitonte ndeshjen e fundit, por në 90’ të ndeshjes QPR po fitonte 1-2. Nevojitej një mrekulli dhe ndodhi.
Dzeko barazoi në 92’ dhe Aguero shënoi në 94’, duke e përmbysur shifrat në 3-2. Padyshim një nga ndeshjet ikonike të futbollit anglez dhe jo vetëm.
ALEX FERGUSON – VITI 2013
Alex Ferguson del në pension. Ai kishte mbërritur në vitin 1986 te Mnachester United. 13 tituj në Premier League, 5 FA Cup, 2 Champions League në palmaresin e tij: një trajner që la gjurmë historike.
Ne menjëherë mendojmë për Cristiano Ronaldon, por trashëgimia e Ferguson shkon shumë përtej CR7. Boshllëkun e lënë nga skocezi e vuan ende Manchester United, ende duke kërkuar një identitet.
“DECIMA” E REAL MADRID – VITI 2014
Real Madrid fiton për herë të 10-të Champions League nën drejtimin e Carlo Ancelottit. Sergio Ramos barazon në 93’ golin e Godin të Atletico Madrid. Në shtesë vjen përmbysja.
Los Blancos godet me Bale, Marcelo dhe Ronaldo. Plotësohet ëndrra disavjecare e tifozëve madrilenë, por edhe një plejade të shquar futbollistësh që kishin vite që e dëshironin.
SKANDALI I FIFA-s – VITI 2015
Kthesa që ndryshoi futbollin botëror. Më 27 maj 2015, 7 zyrtarë të lartë të FIFA janë arrestuar pas një hetimi që zbulon një rrjet të dendur korrupsioni në botën e futbollit.
Joseph Blatter, presidenti i trupit më të madh në botë, jep dorëheqjen më 2 qershor, duke lënë postin që ai mbajti për 17 vjet. Skandali vazhdoi dhe vijuan arrestimet.
MSN LEGJENDARE – VITI 2015
Në Berlin, Juventus mundet nga Barcelona në finalen e Champions League 2015. Lotët e Andrea Pirlo përzihen me gëzimin e pandalshëm të MSN, tridenti i përbërë nga Messi, Suarez dhe Neymar.
Nata gjermane është momenti kurorëzues i një sezoni të paharrueshëm për Barcelonën dhe për atë që konsiderohet një nga tridentët më të mirë në historinë e futbollit.
“GRACIES” JOHAN CRUYFF – VITI 2016
Momenti më i trishtuar i kësaj dekade futbolli. Johan Cruyff ndërroi jetë në Barcelonë më 24 Mars 2016, pas sëmundjes së rëndë në mushkëri. Ai ishte një nga personalitetet kryesore në historinë e futbollit.
Futbolli total, nga i cili ai ishte interpretuesi kryesor, shënoi mënyrën e të kuptuarit të lojës dhe e bëri atë një referencë për këdo. Nëse mendoni për numrin 9 ose 10, mendja juaj shkon në shumë emra, por 14 ka vetëm një, Johan Cruyff.
“MISTER 222 MLN EURO” – VITI 2017
Në gusht 2017, Neymar u bë një lojtar i PSG për 222 milionë ero. Klauzola e paguar në arkat e Barcelonës e bëri lojtarin brazilian më të paguar në histori, një rekord që vazhdon ende.
Nuk e dimë se si do të përfundojë historia e tij pariziene, por padyshim që koha do të kalojë përpara se dikush të shpenzojë më shumë se 222 milionë euro për një lojtar.
CR7 NË ITALI – VITI 2018
Ekonomikisht ishte më pak e rëndësishme, por transferimi i Ronaldos në Juventus kishte një rëndësi po aq eksplozive të mediave, veçanërisht në Itali.
më 10 korrik 2018 dhe CR7 zbarkoi në Torino, duke vjedhur nga skena finalen e Kupës së Botës, e cila u luajt pikërisht në momentet kur Ronaldo preku tokën italiane.
NDESHJA E SHEKULLIT – VITI 2018
Për herë të parë në histori do të ndesheshin Boca Juniors-River Plate në finalen e Copa Libertadores. Kjo sfidë mori përmasa globale, pasi ndeshja e kthimit u shty dhe u luajt në “Barnabeu”.
Ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 2-2, ndërsa në kthim River Plate fiton 3-1. Dy skuadra argjentinase që dhuruan spektakël në tempullin e futbollit europian.