Autori i kryeveprës “Mobi Dik”, njihet më së shumti për romanet e tij, edhe pse, gati gjysmën e jetës së vet ia kushtoi poezisë. Poezitë nga Melville, të dhurojnë kënaqësi të dyfishtë, ashtu siç buron edhe dëshira e fortë për ta klasifikuar shkrimtarin, si më të madhin e epokës. Lindur në Nju Jork, jeta e Melville ndryshoi në vitin 1841, kur filloi të punonte për më shumë se një vit, në një anije që merrej me gjuetinë e balenave dhe që lundronte nga Masaçusets për në Paqësorin e Jugut. Obsesioni i autorit lishur me kërcënimin dhe misterin e detit, tregohet në poezinë “Peshkaqeni maldiv”./Konica.al
Në një farë mënyre, thuajse gjithë proza letrare e Melville ishte mirëfilli trillim, pra ideja e letërsisë së krijuar jo jashtë fantazisë, por nisur nga gjërat e jetës është një lente e dobishme, përmes së cilës mund të shihet pjesa më e madhe e poezive të tij. Në prospektusin e “Shtëpia e poetit tragjik”, shkruar diku gjatë tri dekadave të fundit të jetës, Melville sjell ndërmend këshillën miqësore të një redaktori dhënë një poeti në moshë, i cili, kërkon botimin e një koleksioni, që kombinon poezinë dhe prozën: “Në lidhje me dorëshkrimin tuaj, – i thotë në mirëbesim redaktori, – origjinaliteti, më lejoni të shprehem sinqerisht, – është kryesisht i llojit negativ”. Melville nuk ishte fort i hapur ndaj një kritike të tillë.
Si një shkrimtar imagjinar, karriera e tij u ngatërrua pas demonstratave, krysisht në vitin 1851 me botimin e “Mobi Dik”, e kritikuar gjerësisht pas botimit, akoma më tepër vitin e ardhshëm, kur ai publikoi “Pierre”, një romancë alegorike shndërruar në triller urban me doza të rënda incestesh, melodish cigane dhe teorisë estetike… Edhe poezia e Melville është e vetëdijshme si gjuhë, pasuar në rrjedhën e dy autorëve më në zë, Dickinson dhe Whitman, që ndjek rrugëtimin e natyralizmit romantik, Melville ndjehet i plotësuar në bibliotekë, i sëmurë nga leximi i tepërt. John Stuart Mill, argumenton, se shenja dalluese e poezisë lirike ishte gjuhë private, e dëgjuar. Sidoqoftë, poemat e Melville shpërthejnë nocionin e poezisë lirike, të cilat kanë qendruar për një kohë të gjatë mbyllur në një cep, tejet të çmuara, mbuluar nga pluhuri, nga jeta reale. Edhe në poezitë më konvencionale, shumica e poezive të Melville, nuk shpëtojnë kurrë nga konteksti: ato janë makina formale për përpunimin e përvojës.
Një nga fjalët dhe idetë e preferuara të Melville, në poezinë e tij të vonë është “pikëllimi”: një erë frymëzuese, kalimtare dhe e paparashikueshme, termi i cili të bën të mendosh për gjallëri. Si dhe pse u bë Melville, poet? Diçka që ai e ndan me Whitman dhe Dickinson është fakti, se poezia ishte, për të, një kthesë në mesmoshën e tij. Ai filloi të shkruante poezi në fund të viteve 1850, në fund të tridhjetave, pas më shumë se një dekade krijimtarie të trilluar. Whitman ishte gazetar dhe novelist, përpara se të provonte dorën e tij në vargje. Dickinson shkroi letra dhe poezi të mundshme nga një moshë shumë e re, por ndërmori një hap ndryshe në mes të viteve tridhjetë, duke shkruar shumë nga poemat e tij më të njohura rreth 1862 dhe 1863. Melville kaloi të paktën katër vjet, duke shkruar “Klarel”, edhe pse poema nuk u botua për dy vjet të tjera. Në disa nga dorëshkrimet e tija poetike, ai do të punonte për dekada, një shkallë kohore shumë e ndryshme nga ritmi i tërbuar i jetës së tij të mëparshme në të shkruar, kur nxirrte mesatarisht një roman në vit, për gati një dekadë, ndërsa botonte edhe një fikshën të shkurtër dhe jepte leksione publike./Konica.al
Ndoshta në jetën e mëvonshme ishte i ngarkuar me punën e përditshme si zyrtar doganor, një pozicion që e filloi disa vite para botimit të “Copëza betejash”. Ose mbase e ngadalësoi formalizmi i poezive, ose mbase në dekadat e fundit u fut në një hapësirë të re mendore, si autor për të cilin, shkrimi si një “rekord” kishte më pak rëndësi. Kënaqësia për të lexuar poezitë e Melville, nuk qëndron vetëm në vetë poezitë, por në mbajtjen e një marrëdhënie me një shkrimtar përtej një takimi të parë të pashtershëm, nganjëherë të dëshpëruar dhe shpesh me humor muzikal të një stili të vonë. Poezitë e tij, janë mirëfilli ato që pasojnë pasi një romancë fillestare është prishur. Në fund të “Mobi Dik”, Ismael mbijeton, duke pluskuar mbi një arkivol. Tek “John Marr”, ne e takojmë atë detar, me një maskë tjetër: të zgjuar, të shpejtë, në tokë…
Herman Melville lindi më 1 gusht 1819 dhe u shua më 28 shtator 1891. Ai ishte dhe do të mbetej në letërsinë amerikane dhe historinë botërore, një shkrimtar që lëvroi plot pasion dhe pati interes vlerësues si poet, tregimtar dhe romancier. Ai i përkiste periudhës së Rilindjes Amerikane, duke e përfaqësuar më së miri. Melville ishte një ritmist. Disa shkrimtarë kanë një ndjesi më të mprehtë se të tjerët, se kur duhet të ndërpresin një rresht, kur të ndjekin një përrua fjalësh me një ndalesë të vetme me një rrokje. Kjo ishte e qartë edhe në “Copëzat e betejës” dhe “Aspektet e luftës” (1866), vëllimi i parë i poezisë së Melville – 72 oda lirike që vendosin erën e zjarrit të topave dhe djersën e uniformave të ndenjura në hundët e lexuesit, shtrëngimin e trupave në sytë e mendjes./Konica.al