Është arrestuar në Londër, një person i dyshuar për dëmtimin me dashje, të një pikture me autor artistin e famshëm, Pablo Pikaso. Ngjarja raportohet në galerinë e artit “Tate Modern”, ndërsa piktura e dëmtuar mësohet të ketë vlerën e rreth 20 milionë funteve, sipas BBC.
Vepra e vitit 1944, titulluar “Bust gruaje”, është marrë nga vendi ku ishte i ekspozuar dhe raportohet të jetë prerë pjesërisht.
Sipas zyrtarëve të galerisë, kjo pikturë është punuar në maj të vitit 1944, në Paris, gjatë muajve të fundit të pushtimit nazist.
Policia e Londrës po heton rastin, ndërsa është ndaluar një person./Konica.al
Ndërkohë, galeria e ka angazhuar ekipin e ekspertëve, për të vlerësuar dëmin që ka pësuar vepra e piktorit të madh.