MENU
klinika

Kuzhina e njerëzve të "egër"

Zbulohet receta e lashtë babilonase e gatimit

01.01.2020 - 16:02

      Një grup studiuesish të huaj, kanë zbuluar disa shkrime të tipit kuneiform, duke risjellë në kohë tri prej recetave më të vjetra të shkruara, të ruajtura në koleksionin e tabelave nga Babilonia, në Universitetin Yale.

Por, kuzhinierin është e pamundur ta pyesin për mangësitë e recetës, pasi ka 4 mijë vjet që ka vdekur. Në vend të tij, një ekip ndërkombëtar ekspertë në histori, kimi dhe shkrimet e lashta, po provojnë të rikrijojnë recetën.

Në Muzeun e Historisë Natyrore të Universitetit Yale, historiani Bajramovic, i ka përkthyer këto tri tabela, që datojnë nga periudha prej 1 730 para erës sonë, të ruajtura me shkrimin kuneiform.

Njëra është udhëzim për përgatitjen e gjellës me mish qengji, sesa një recetë e vërtetë.

“Përdoret mishi, përgatitet uji. Shtohet kripë e holluar, elb i terur, qepë, qepë persiane dhe qumësht. Pritni dhe shtoni presh e hudhra”.

Atë që hulumtuesit kanë zbuluar, tregon evolucionin e gatimit të pjatës me mish qengji, që ende pëlqehet në Irak dhe po ashtu, edhe një vështrim në kohët e lashta, për kulinarinë në Mesopotami, ku vërehet edhe finesa e kuzhinës së para 4 mijë viteve, – tha kuratorja Agnete Lassen, e koleksionit babilonas të Universitetit Yale.