Flokët yndyroren sepse gjëndrat dhjamore të gjendura në lëkurën e kokës, sekretojnë sebum, i cili lëngëzohet, arrin në gjatësinë e flokëve duke i bërë të papërshkrueshme nga uji dhe duke përmbushur kështu funksionin e tij mbrojtës.
Ndonjëherë, ky sekretim është i tepërt, duke i bërë flokët të duken të yndyrshëm dhe të pistë. Në këtë rast, do të vlente një truk për larjen e flokëve me bazë uthull molle.
Ajo dezinfekton dhe pastron lëkurën e kokës, çka është e domosdoshme në rastin e flokëve të yndyrshëm. Për një larje delikate dhe korrekte të flokëve të yndyrshëm, duhet të ndiqni hapat një pas një:
1. Përgatisni një shishe me ujë të vakët me tre-katër lugë uthull.
2. Shkumëzoni normalisht flokët: reduktoni sasinë e shampos, hollojeni me pak ujë në pëllëmbën e dorës dhe më pas aplikojeni tek skalpi i flokëve.
3. Masazhoni shampon nëpër flokë për të larguar dhe frenuar sebumin e prodhuar nga gjëndrat dhjamore.
4. Shpëlajini flokët me ujë të ngrohtë.
5. Bëni shpëlarjen finale me solucionin e përgatitur me uthull molle.