MENU
klinika

I "vakët" fondi i kontigjencës

Pagat kanë një fond prej 300 mln, por pa rezervë

03.01.2020 - 14:25

Rreth 340 milionë euro, ose shprehur ndryshe 41 miliardë lekë, parashikohen të paguhen nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2020, vetëm për interesat e huave të marra.

Konkretisht, 23.5 miliardë lekë janë detyrime nga interesat për borxhin e brendshëm, 13.4 miliardë lekë interesa për borxhin e jashtëm 4 miliardë lekë janë si fond rezervë për të përballuar ndryshimin e interesave që vjen edhe si pasojë e luhatjeve të kursit të këmbimit.

Në listën e shpenzimeve të papërfshira në fondet e institucioneve apo ministrive, janë edhe ato që lidhen me fondin e kontigjencës.

Për këtë vit, Fondi Rezervë dhe Kontigjencë i Këshillit të Ministrave është përcaktuar në 4,5 miliardë lekë, ndër të cilat 1.7 miliardë është fondi rezervë i qeverisë, 2.5 miliardë lekë është fondi për indeksimin e pensioneve, dhe në masën 300 milionë lekë është një fond i veçantë për pagat, i cili mund të përdoret për institucione të reja që do të krijohen.

Ndërsa për rritjen e pagave, për investime dhe për ruajtjen e defiçitit nuk janë vënë në dispozicion fonde rezervë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeson industria përpunuese

Bizneset rrisin shpenzimet për paga