MENU
klinika

Risitë e kompanisë

LG do të prezantojë disa ekrane të pazakonta!

03.01.2020 - 19:59

Kompania LG gjatë panairit të vitit të kaluar CES e prezantoi Signature Series OLED TV R, televizorin 65 inçësh, i cili ngrihet nga baza e aluminit të lëmuar.

Gjatë panairit CES 2020, kompania e Koresë së Jugut do ta prezantojë televizorin e vet më të ri, i cili mund të lakohet, raporton Engadget.

Bëhet fjalë për ekranin 65-inçësh, UHD OLED, i cili shpaloset nga tavani. LG thekson se ekrani mund të “tërhiqet poshtë sipas nevojës ose të paloset kur nuk është në përdorim, duke e maksimalizuar hapësirën”. LG nuk ka treguar detaje specifike në lidhje me pajisjen, por më shumë detaje priten gjatë panairit CES, i cili fillon gjatë ditëve në vazhdim.

Kompania po i sjell në Las Vegas disa ekrane të tjera. Priten gjithashtu edhe tri ekrane specifikisht të dizajnuara për avionë: seria e video-mureve 55 inçëshe për kabinat e avionëve; ekrani Full HD Transparent OLED 55-inçësh, i cili funksionon si ndarës i rreshtave/kalimeve dhe ekranit; pastaj ekrani 65 inçësh UHD Bendable OLED, i cili është fleksibil nga të dyja anët dhe i dizajnuar posaçërisht për klasën e parë.

Image

Për përdoruesit standardë, LG ka rezervuar ekran OLED 88-inçësh Cinematic Sound 88-inçësh me një sistem 11.2-kanalësh, UHD Film Cinematic Sound 77 inçësh dhe një Wallpaper OLED me ekran të hollë.

Të dy këto ekrane kanë sisteme të integruara të zërit.

Gjithashtu sjell edhe zgjidhjet e reja për industrinë e automobilave, siç janë ekranet Plastic OLED në madhësi të ndryshme, si dhe ekranet interaktive in-TOUCH për hapësirat komerciale.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”