MENU
klinika

Po konsumi privat?

Kredia konsumatore u zgjerua me 6%

04.01.2020 - 17:29

Portofoli i kredisë konsumatore arriti vlerën e 50 miliardë lekëve, ose afërsisht 406 milionë euro, në fund të muajit nëntor 2019.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, krahasuar me një vit më parë, kredia konsumatore është zgjeruar me 6%. Rritja më e lartë ka ardhur në segmentin e kredisë të akorduar për blerjen e mallrave jo të qëndrueshëm.

Kredia për blerjen e mallrave jo të qëndrueshëm, përbën 63% të totalit të kredisë konsumatore për individët. Pjesa tjetër konsiston në kredi për mallra të qëndrueshëm, që nënkupton huanë që zakonisht jepet për investime të familjeve në pajisje elektronike, elektroshtëpiake, mobilie apo automjete.

Rritja e kredisë konsumatore ka qenë një nga faktorët që ka mbështetur zgjerimin e konsumit, së bashku me rritjen e turizmit dhe përmirësimit të tregut të punës.

Për tremujorin e tretë të këtij viti, konsumi privat u rrit me 3,9%, duke shfaqur kontributin më të lartë në rritjen ekonomike qysh prej tremujorit të dytë të vitit 2016.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN