Pas festave të fundvitit të gjithë i rikthehen normalitetit, punëve dhe sigurisht hiqet edhe pema e dritat që kanë zbukuruar shtëpitë.
Shumë prej nesh nuk e heqin pemën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri para datës 5 janar pasi thuhet se sjell fat të keq.
Por kjo nuk ndodh në familjen mbretërore pasi Mbretëresha Elisabeth vendos ta mbajë pemën e festave deri më 6 shkurt për një arsye të trishtë.
Mbretëresha dhe princi Philiph e mbajnë pemën deri në përvjetorin e vdekjes së të ndjerit mbretit George VI, babait të mbretëreshës.
“Më 6 qershor të vitit 1944, rreth 156 mijë forca britanike, kanadeze dhe amerikane u ulën në veriun e Francës. Ishte pushtimi më i madh ndonjëherë i detit dhe u vonua për shkak të motit të keq. Më kujtohet mirë pamja e shqetësimit në fytyrën e babait tim.
Ai i njihte planet e fshehta të Ditës D por sigurisht që nuk mund ta ndante atë barrë me askënd. Këtë vit, dekorimet në Pallatin Buckingham ishin jashtëzakonisht të shkëlqyera.
Ne pamë drita zanash të ndezura dhe dekorime pemësh, duke përfshirë kurora të kuqe dhe ngjyrë ari, karroca mbretërore dhe harqe kadifeje.
Ndërkohë, në Kështjellën Windsor, kishte mbi 20 mijë drita, një pemë Nordmann Fir me guva të bukura të kuqe”, është shprehur mbretëresha mbi zbukurimet para se babai i saj të ndërronte jetë.