MENU
klinika

Dyfishohen lundrimet në Portin e Durrësit

Fluksi i emigrantëve që kthehen në ‘shtëpinë e dytë’

04.01.2020 - 20:18

Për shkak të fluksit të emigrantëve që kthehen në Itali pas pushimeve të festave të fundvitit, në portin e Durrësit janë dyfishuar lundrimet.

Autoriteti Portual bëjnë me dije janë dyfishuar dhe sportelet e përpunimit për pasagjerët dhe mjetet e tyre.

“Përgjatë ditës së sotme dhe nesërme,(04-05.01.2020), tragetet do të dyfishojnë lundrimet e tyre me portet e Italisë, me qëllim përballimin e fluksit të udhëtarëve, kryesisht në dalje. 3 tragete kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, 2 prej të cilëve kanë rinisur lundrimin drejt Portit të Barit, pak para mesditës.

“Rigel II” dhe “AF Francesca” pritet të mbërrijnë në Durrës mbrëmjen e sotme, për të udhëtuar sërish rreth mesnatës drejt Portit të Barit.

Me qëllim përballimin me sukses të fluksit të hyrje/daljeve janë dyfishuar dhe sportelet e përpunimit për pasagjerët dhe mjetet e tyre”, njofton Autoriteti Portual i Durrësit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin