Greqia, Qipro dhe Izraeli ishin dorë më dorë ditën e Enjte ku ministrat respektiv të energjisë firmosën një marrëveshje masive gazsjellësi në kryeqytetin grek.
Projekti EastMed është një gazsjellës nëndetar 1,900 km i gjatë projektuar për të shpërndarë naftën izraelite në Europë në vitin 2025. Italia do të jetë blerësi më i madh i gazit izraelit, por një sër vendesh të tjera të Europës jugore do të përfitojnë gjithashtu nga ky projekt.
Ky projekt do të jetë gazësjellësi më i gjatë nënujor në botë dhe marrëveshja shihet si historike. Kostot e projektit kanë një vlerësim fillestar në rreth €6 miliard, fonde të cilat priten nga investitorë privatë. Në 8 Janar Rusia dhe Turqia planifikojnë të hapin gazsjellësin Turkish Stream i cili do të shpërndajë gazin rus në Europë nëpërmjet Detit të Zi.
Mbetet për tu parë nëse EastMed do ta plotësojë apo do ta konkurojë këtë projekt.