MENU
klinika

Çmimi “Puskas”

Goli më i bukur, Salah mund Bale e Ronaldon

24.09.2018 - 21:17

Mohamed Salah ka fituar çmimin “FIFA Puskas” për golin më të bukur të vitit. Sulmuesi i Liverpool ka mposhtur konkurrencën e Bale, Ronaldo apo Messi me golin e tij të shënuar ndaj Everton në derbin e Liverpool në Premier League.

Ishin Didier Drogba dhe Noel Gallagher ata që i dhanë çmimin Salah, i cili nuk kishte shumë për të thënë, por është shprehur se kërkon të ngjitet sërish në skenë për një trofe tjetër.

“Falënderoj të gjithë që kanë votuar për mua, shpresoj të ngjitem prapë këtu për një çmim tjetër.”