MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shpesh vuaj nga zbokthi dhe kruarja e kokës. Si mund ta parandaloj?

28.04.2023 - 10:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Shpesh vuaj nga zbokthi  dhe kruarje të kokës. Si mund ta parandaloj?

Përgjigjet dermatologia: Zbokthi shfaqet si pasojë e një reagimi të tepruar të trupit ndaj mykut në lëkurë. Zbokthi shfaqet edhe si pasojë e ndryshimeve të motit, stresit dhe sheqerit të tepërt. Kruarja e kokës mund të shkaktohet edhe nga ekzema apo psoriaza, dy sëmundje inflamatore. Si psoriaza ashtu edhe ekzema shfaqen kur sistemi imunitar ‘zemërohet’ me lëkurën dhe e nxit atë të lëshojë grimca, të skuqet e të kruhet. Psoriaza është njësoj si zbokthi, por grimcat janë më të mëdha dhe të kuqe. Ju mund të përdorni një shampo specifike kundër kruarjes dhe zbokthit dhe uthull molle, aloe vera, vaj kokosi dhe mjalte te paperpunuar. Për më tepër informacione do t’ju këshilloja një vizitë dermatologjike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.