07.01.2020 - 14:16
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mesditën e sotme.
Një 55-vjeçar i identifikuar si Bastri Rroshi, banues në Sarandë është hedhur në ujërat e lumit Bistricë pranë Kanalit të Çukës.
Kanë qenë qytetarët që e kanë parë dhe kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Aktualisht familjare të personit në fjalë edhe forca policie gjenden në vendin e ngjarjes.
Të njohur të 55-vjeçarit thonë se ai nuk njihet për probleme ekonomike apo të ndonjë natyre tjetër.
Pritet që në vend të shkojnë dhe polumbarë për të kërkuar për 55-vjeçarin.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Operacioni antidrogë/ Detajet
“Bistrica 2019”, shkon në 14 numri i të arrestuarve
Kërkohen polumbarë nga Tirana
U mbyt në lumin Bistricë, asnjë gjurmë nga 55-vjeçari në Sarandë
Jashtë funksionit