MENU
klinika

“S’keni të drejtë të na prekni”

Kaosi “Ernest”, qytetarët përplasen me policinë në Rinas

07.01.2020 - 17:51

Vijon prej shumë orësh kaosi për pasagjerët e kompanisë së fluturimit Ernest, të cilët presin të zhvillojnë udhëtimin e tyre, por nuk ka ardhur avioni, për shkak se kompanisë i është hequr licenca nga autoritetet italiane.

Të mbetur pa asnjë zgjidhje prej orësh, pasagjerët kërkojnë të udhëtojnë, pasi duhet të paraqiten në punë, por policia shqiptare iu sqaron se kompania ka falimentuar, madje edhe i shtynë ata, që të largohen.

Debatet mes qytetarëve dhe policëve:
Qytetarja: Kam tre ditë që pres. A jam njeri i shtetit, a s’jam.

Polici: Hap rrugën. I është hequr licenca. Kompania është e falimentuar.
Qytetarja: Unë të hap rrugën? Bëj punën.
Polici: Unë po e bëj punën, e bëj për familjen time.
Qytetarja: Bjere Edi Ramën këtu, se ne i japim votën. Puna më ka ikur atje, kush pyet për mua.
Polici: Nuk ka lidhje shteti fare.
Qytetarja: Si s’ka lidhje shteti.
Qytetari: Jam nënshtetas i huaj. Nuk keni të drejtë të prekni persona.