MENU
klinika

"Do kënaqte armiqtë e Shqipërisë"

A do të dorëhiqej nga posti i Presidentit? Meta: Nuk jam dezertor!

08.01.2020 - 08:59

Presidenti Meta ka thënë se nuk e ka menduar kurrë dorëheqjen nga posti i Presidentit pavarësisht hetimit nga komisioni hetimor parlamentar dhe ngjarjeve politike prej qershorit të 2019.

Ai ka thënë se një veprim i tillë do të ishte tradhëti ndaj atdheut dhe se do të kënaqte gjithë armiqtë e Shqipërisë.

Meta1

‘Dorëheqja ime do të ishte tradhëti ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, tradhëti ndaj interesave kombëtare për të cilat jam betuar me dorë mbi Kushtëtutë që do t’i mbroj. Dorëheqja e z.Meta do të kënaqte të gjithë armiqtë e Shqipërisë. Unë nuk jam thjesht në një detyrë, por jam në një mision. Z.Meta nuk është dezertor.’- tha Presidenti Meta.