MENU
klinika

Përgjigjet mjeku Apostol Vaso

Kam hernie diskale .Kjo sëmundje po më shkatërron jetën!

08.01.2020 - 11:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, jam grua 43 vjeçe dhe kam problem me shpinën kam hernie diskale në qafë dhe në fund të shpinës   isha në itali dhe bëra vizita atje kisha mungesë oksigjeni në shtyllë, bëra gjilpëra me furnizu shpinën me oksigjen tani jo se nuk kam dhimbje po pak më të lehta po më shumë më dhëmbin duart, më mpihen nga lart e deri tek gishtat dhe dhimbja më e madhe është ke krahët lart se di ça të bëj jam shumë keq s’arrij të flej as në një krah se mpihem komplet.

Përgjigjet mjeku Apostol Vaso: Ju duket se vuani nga dhimbja kronike e shpinës!

Trajtimi me oksigjen, nuk është realizuar për arsyen se shtylla juaj kurrizore kishte mungesë oksigjeni, por sepse ekziston një metodë e trajtimit, e cila quhet ozono-terapia.

Ky lloj mjekimi konsiston në injektimet e herëpashershme të ozonit në indet përreth artikulacioneve të dëmtuara, ose në hapësirën epidurale.

Nëpërmjet këtyre intervenimeve me ozon luftohet përflakja e indeve të dëmtuara që shkaktojnë ngurtësimin, kontrakturën dhe ënjtjen e strukturave elastike të trupit, siç janë muskujt, tendinat dhe ligamentet.

Sa për natyrën e ankesave të dhimbjes siç është dhimbja e lokalizuar në shpinë dhe përgjatë krahëve, duket se kemi të bëjmë me artrozë të artkulacioneve të fascetave, që janë kycet që lidhin vertetebrat e qafës në këtë rast, që ne në përditshmëri këtë problem e kemi emërtuar “spondilartroze”.

Edhe dhimbja e krahëve dhe duarve duket se është e lidhur me pasojat e “spondilartrozës”, e cila siç e shpjegova më sipër, kontarkton strukturat muskulare të qafës, të cilat nga ana e tyre burgosin nervat, që kalojne permes ketyre strukturave muskukare në zonën e qafës.

Këto kontraktura trajtohen me shumë sukses nga manualo terapia, e cila eshte trajtimi me dorë, dhe jo me aparate e kontrakturave.

Për sa i përket shkakut pse zhvillohet spondilartroza, numërohen shumë. Më të shpeshtët janë çrregullimi i artikulacionit të nofullës, çrregullimet e artikulacioneve të brinjëve në kafazin e kraharorit nga përpara, që do të thotë, devijime të ndryshme të brinjëve në nivelin e lidhjes me dërrasën e kraharorit, të cilat janë shumë të shpeshta dhe çrregullimet e formës së legenit. Të treja këto  duken shkaktarët madhorë të pozicionimit të koleonës në raport me peshën e gravitacionit, që ndikon më pas në stresimin e kyçeve që shpjeguam më sipër. Këto jane gjithashtu edhe arsyet pse ne rrimë keq në tavolinë, në makinë, karrige apo në ecje. Kështu që para se të marrim iniciativën të këshillojmë dikë se si duhet të qëndrojë, duhet më parë të dimë arsyen pse dikush qëndron shtrembër…

 

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

ReplyForëard