MENU
klinika

Bilanci tragjik me 80 të vdekur

Irani sulmon 2 baza amerikane në Irak, hedh 35 raketa balistike

08.01.2020 - 12:48

Të paktën dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak janë goditur nga 35 raketa balistike. Lajmi konfirmohet nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA.

Televizioni shtetëror iranian thotë se sulmi është si një hakmarrje, pasi komandanti i lartë i vendit Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

Pentagoni thotë se dy bazaat e sumuara ishin në Irbil dhe në Al-Asad. Tgcom shkruan se deri më tani raportohet për 80 viktima si dhe mbi 200 të plagosur, ndërsa thuhet se nuk janë nga radhët e ushtrisë amerikane.

Ndërkohë, menjëherë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë reagoi për situatën në Irak.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve ndaj objekteve amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë.

Gjithashtu, për ngjarjen reagoi dhe Garda Revolucionare e Iranit duke thënë se sulmi ishte si një hakmarrje për vdekjen e Soleimani të premten e kaluar.

“Ne po paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të jetë në shënjestër,” tha ajo përmes një deklarate të mbartur nga agjensia shtetërore e Iranit, IRNA.

2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe