MENU
klinika

Pas sulmit kundër bazave

Ayatollah Ali Khamenei: Shqipëria komplot me tradhtarët…

08.01.2020 - 13:57

Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, ka reaguar pas sulmit ndaj dy bazave amerikane. Në deklaratën e tij, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe Shqipërinë, ku strehohen 3,200 anëtarët e lëvizjes së rezistencës iraniane, pjesë e Organizatës Popullore të Muxhahedinjëve të Iranit, (MEK).

 

Duke folur para një sallë të mbushur me politikanë dhe ushtarakë të lartë, Khamenei vlerësoi gjeneralin Qasem Soleimani, duke u ndalur te Shqipëria me fjalët: “Një vend evropian “shumë i vogël dhe shumë i mbrapshtë”, ka bërë komplot me Shtetet e Bashkuara dhe “tradhtarët” e MEK, kundër Iranit”, – u shpreh Khamenei.

Muxhahedinët iraniane përfaqësojnë një lëvizje opozitare në mërgim, që synon rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit. Ajo u themelua në vitin 1965, nga një grup studentësh si një lëvizje komuniste, që kishte për qëllim kryesor rrëzimin e regjimit të Shahut.

Plani i ndërkombëtarëve ishte shpërndarja e këtij grupimi në disa vende, për t’i shpëtuar nga sulmet e vazhdueshme që ndërmerrnin ndaj tyre autoritetet irakiane. Por, asnjë vend tjetër nuk pranoi që të strehojë anëtarët e MEK.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Netanyhahu: Trump duhet të urohet

“Kush prek Izraelin do goditet fuqishëm”

Marrëdhëniet SHBA-Rusi-Kinë

Trump: Do të rrisim arsenalin bërthamor

Sulmi në bazat amerikane në Irak

Trump: Kemi trupat më të fuqishme në botë