MENU
klinika

"Dua"

Dasma shqiptare ngjitet në skenat gjermane

09.01.2020 - 14:40

      Në fillim vjen ideja dhe gjithçka duket aq e qartë. Unë mbyll sytë dhe ‘shoh’ figurat e muzikën”, – thotë balerini dhe koreografi shqiptar, Taulant Shehu, 31-vjeçar. “Kur hap sytë pastaj, e gjitha kjo zhduket”, – shkruan echo-online.de.

Do të ishte shumë e bukur, nëse një imazh në mendje të shndërrohej kaq lehtë në lëvizje trupi dhe formë në skenë. Nuk është kjo, mënyra sesi funksionon koreografia. Është më shumë sikur gërmon në një minierë ari. Gërmo dhe mbledh…”

Në prodhimin e tij më të madh deri më sot, Taulant Shehu ka përjetuar një moment të tillë, në fund të vjeshtës së vitit 2018. Në atë kohë, shfaqja e tij “Dua”, pati premierën në festivalin e vallëzimit Rhein-Main në Wiesbaden: atmosfera e dasmës, frymëzuar nga folklori i atdheut të tij. Titulli “Dua” është një folje shqipe, që do të thotë “dua”, “dashuri” dhe “nevojë” në të njëjtën kohë, sqaron gazeta gjermane për lexuesit. Ndërkaq, vallja i tejkalon aspektet e këtij termi.

Festa e madhe (dasma), nuk është thjesht ngjarje e pabrenga dhe e lumtur. “Ajo ka edhe anë të errëta”, – thotë koreografi i ri, të cilin, Stephan Thoss e solli në “Wiesbaden” në 2010-ën. Ai u bë pjesë e Baletit Shtetëror të Hessenit, nga viti 2014, në Darmstadt.

“Dasma në vendin tim, është shumë e rëndësishme”. Nuk janë vetëm dy njerëz që takohen. Janë familja, klanet që bashkohen, shfaqen struktura të reja sociale, ringjallen konflikte të vjetra. “Në Shqipëri, folklori luan një rol të rëndësishëm në festa të mëdha. E gjithë energjia vjen e plotë nga atje, bazuar në përvojën time”.

Gjatë vizitës së provës në Mousonturm në Frankfurt, Taulant Shehu dhe gjashtë valltarët e tij nga skena e pavarur janë në proces të rifillimit të përgatitjeve. Dy shfaqje, njëra në Frankfurt dhe tjetra në Teatrin Shtetëror Darmstadt, janë në program gjatë janarit.

Koreografi korrigjon një pozicion krahu këtu, një pozicion supi atje, demonstron vetë lëvizjet, tregon edhe shprehjen. Gjuha arrin shpejt në kufijtë e saj, kur vallëzohet me emocione. Është një përparësi kur një balerin si Shehu, mund të prezantojë në mënyrë ekspresive dhe dinamike vizionin e tij. Para se të hynte në dhomën e provave me ansamblin, ai ka ushtruar vetë pjesën në studio. “Unë e zhvilloj shfaqjen në trupin tim”. Ndërsa riformatimi i saj, bartja dhe përshtatja e saj në trupat e kërcimtarëve të tjerë, ky është arti i koreografisë.

Taulant Shehu ka ndjekur Shkollën e Baletit në Tiranë, nga viti 1999 deri më 2006. Pas përfundimit të studimeve, fillimisht ka bërë qenë balerin në Düsseldorf, pastaj në Dortmund. Prej vitit 2010, ka kaluar në Wiesbaden dhe nga viti 2014, në Baletin Shtetëror të Hessenit.

A do të ketë Taulant Shehu një ditë, grupin e tij? Kush e di! Dëshira për krijime të reja, gjithsesi ekziston: “Ju filloni nga e para, me një fletë letre të bardhë”,-  shprehet balerini dhe koreografi. Ai tashmë e ka mbushur sërish faqen tjetër: Në “Nationaltheater Mannheim”, më 15 shkurt do të ketë një premierë për mbrëmjen e vallëzimit “Paradise Next”. Një nga katër koreografët, është Taulant Shehu.

Kompozitori Arne Stevens, në këtë sfidë me traditën (për baletin “Dua”) na vë përpara një kompozim, që, duke përdorur instrumente tradicionale shqiptare, përqendrohet edhe muzikalisht në origjinën kulturore të kësaj vepre.

Baleti “Dua” shfaqet më 9 dhe 10 janar, në orën 20:00, teatri “Mousonturm” në Frankfurt. Më 18 dhe 19 janar, ky balet shfaqet edhe në “Staatstheater Darmstadt”, po ashtu në orën 20:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I pari teatër shqiptar

‘Dasma e Lunxhërisë’ më 1874

Fotot me ngjyra/ Një histori si në përralla!

81 vite e 1 ditë nga dasma mbretërore që pa Shqipëria

Pikturë e rrallë Idromenos

Çelet Fondi i Artë i Galerisë Kombëtare


"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe