MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më janë bërë dhimbjet e shpinës të padurueshme. Si pushon dhimbja?

29.04.2023 - 08:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Prej disa muajve kam dhimbje mesi i ndjej gjatë ditës por më shumë kur rri ulur ose kur përkulem por qëkur kam shtuar peshë  dhimjet sikur më janë shtuar dhe më janë bërë më të padurueshme si të veproj që tmë pushoj dhimbja?

Përgjigjet ortopedi: . Dhimbjet e shpinës varet nga se vijnë nëqoftëse ata vijne nga mosha dhe plakja nuk mund ti shmangim por nëqoftëse  bëhet fjalë për moshë të re atëher faktorët mund të jenë jeta sedentare,qëndrimi ulur në punë për një kohë shumë të gjatë pa levizur,ngarja e shpeshtë dhe në ore te gjata e makinës ngritja e peshave të rënda,mbipesha sigurisht që e ngarkon më shumë dhimbjen e mesit duke ushtruar presjon në disqet e mesit si dhe dobësim të  muskujve . Të gjitha këto mund te parandalohen duke kushtuar vëmendje për të patur një posturë të mirë,aktivitet fizik stretching etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.