MENU
klinika

Batuta në autobusin e kuqezinjve

Ish-futbollistët e Kombëtares vizitojnë Bubqin

10.01.2020 - 12:38

Me moton “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të luajnë mes tyre sot me nisje në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Ky aktivitet zhvillohet për qëllime bamirësie, pasi të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor.

Disa nga emrat e yjeve shqiptarë që do të marrin pjesë në këtë aktivitet janë: Cana, Murati, Strakosha, Bogdani, Duro, Raklli, Hasi, Bejqaj, Tare.

Ndërkaq nga Turqia, Italia dhe Greqia emrat janë: Zambrota, Di Baggio, Altintop, Ersoy, Karan, Shanli, Rushtu apo edhe Karagunis e Gekas.

Ditën e sotme, ish-futbollistët janë nisur për të vizituar zonat e prekura nga tërmeti, kryesisht Bubqin, dhe të jenë afër njerëzve që kaluan dhe po kalojë ende momente të vështira.

Kthimi në grumbullim si një herë e një kohë i ish-futbollistëve të përfaqësueses shqiptare të futbollit për ndeshjen e yjeve, ka kthyer edhe batutat e famshme dhe ngacmimet me njëri-tjetrin.

Protagonistë sot, në udhëtimin me autobus të grupit kuqezi drejt një prej zonave të prekura nga tërmeti, kanë qenë Altin Rraklli dhe Klodian Duro.

Rraklli ka ngacmuar Duron për numrin e fanellës, pasi një herë e një kohë kishte “rivalitet” mes të dyve për atë me numrin 10. “A e gjete numrin e fanellës”, e pyeti duke qeshur Rraklli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rikthimi?! Kurrë mos thuaj kurrë"

Miqësorja e yjeve, De Biasi: E dua Shqipërinë!

Më 10 janar në “Air Albania”

Çmimet e biletave në miqësoren e yjeve