MENU
klinika

Më 10 janar në “Air Albania”

Çmimet e biletave në miqësoren e yjeve

03.01.2020 - 20:50

Siç është bërë e ditur, më 10 janar, do të luhet një miqësore me pjesëmarrjen e veteranëve të Kombëtares shqiptare, atyre të Italisë kampione bote në 2006-n, veteranëve të Turqisë pjesëmarrëse në botërorin 2002, si dhe veteranëve të Greqisë së artë, që triumfoi në “Euro 2004”.

Andi Lila është ai që ka marrë përsipër organizimin e  kësaj ndeshje, që do të luhet në “Air Albania Stadium”. Në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, Lila ka postuar një njoftim për çmimet e biletave dhe vendin ku do të shiten.

Në tribunën N, S dhe V një biletë do kushtojë 500 lekë, ndërsa në tribunën E, 1000 lekë të rinj. Kujtojmë se të ardhurat e biletave do shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndeshja humanitare në “Air Albania”

Miqësorja, në fushë De Biasi, Zambrota, Tare…