Pas dështimit në Superkupën e Spanjës, Barcelona po mendon trajner të ri. Drejtori sportiv, Eric Abidal, dhe zyrtari Oscar Grau janë gati për të bindur ish-mesfushorin Xavi të marrë drejtimin e kampionëve.
Katalanasit nuk duan të vazhdojnë më me Ernesto Valverden, pasi ky i fundit humbi dhe gjysmënalen e Superkupës kundër Atletico Madridit. Të dy zyrtarët e Barçës do të shohin ndeshjen e ekipit të Xavit, Al Saddit kundër Al Rayyan.
Takimi që do të luhet sot pasdite mund të jetë i fundit për teknikun në krye të ekipit arab, prandaj qëndrimi i tyre është shtyrë dhe më gjatë. Drejtuesit kanë lënë një takim me ish-kapitenin e Barcelonës.
Ata do të flasin dhe do t’i ofrojnë atij stolin e kampionëve. Situata te katalanasit nuk është më e mira e mundshme dhe ekipi nuk është i lumtur nën drejtimin e Valverdes.