MENU
klinika

"Dikur i kam shtrirë dorën për gjithçka...'

‘Përçahet’ gjaku, princ William reagon pas vendimit të Harry-t

12.01.2020 - 14:04

Vendimi i largimit të Meghan Markle dhe Princ Harry nga familja mbretërore, ka ngjallur shumë reagime.

Çifti u shpreh se dëshiron të heqë dorë nga statusi mbretëror, pasi duan pavarësi financiare dhe familjare.

Pas shumë reagimeve, në mediat e huaja shkruhet se ka reaguar edhe Princ William.

Ai i ka treguar një mikut të tij se dikur ishin të pandashëm, por shpreson që në një moment t’i largojnë përçarjet mes tyre.

Ai shton se gjatë gjithë jetës i ka shtrirë dorën dhe i ka hedhur krahun të vëllait, ndërsa tani nuk mund ta bëjë më këtë gjë.

Vendimi i Meghan dhe Harry ka prekur të gjithë familjen mbretërore dhe mbretëresha ende nuk ka pranuar dorëheqjen e tyre.