Marash Kumbulla ka treguar paraqitje shumë të mira në Serie A me Hellas Verona këtë sezon, nëpërmjet të cilave ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha.
Interi dhe Lazio e ndjekin prej kohësh futbollistin shqiptar, të cilin dëshirojnë ta marrin në ekipet e tyre respektive.
19-vjeçari pëlqehet shumë nga të dyja këto klube, të cilat kanë planifikuar edhe një ofertë në drejtim të lojtarit dhe të klubit të tij. Megjithatë nuk janë vetëm Lazio dhe Interi, që interesohen për të marrë shërbimet e Kumbullës.
Sipas asaj që shkruan “La Nazione”, në garë për talentin shqiptar është futur edhe Fiorentina, të cilët gjithashtu e pëlqejnë shumë futbollistin.
Thuhet se drejtuesit e klubit nga Firenze janë të gatshëm të bëjnë menjëherë një ofertë për mbrojtësin, në mënyrë që të mposhtin konkurrencën e Interit dhe Lazios.