MENU
klinika

Rishikimi i masës së sigurisë

Ndryshohet një dëshmi, shtyhet seanca për Kajmakun

13.01.2020 - 12:35

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të shtyje për në datë 28 janar në orën 11:30, seancën e radhës për shqyrtimin e masës së sigurisë për ish kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun, kjo pasi një kallëzuese kundrejt tij ka ndryshuar dëshminë për falsifikimin e dokumenteve.

Bëhet me dije se për këtë shtyrje të seancës gjykata e ka argumentuar për mos paraqitjen e provave sipas formës së kërkuar nga ligji. Ndërkohë prokuroria ka këkruar që masa e arrestit me burg të mbetet në fuqi. Vendimi do të jepet nga gjyqtari Kujtim Vranici, i njëjti që ka dhënë vendimin për ish-kryebashkiakun e Vorës ‘arrest në burg’.

Agim Kajmaku akuzohet nga prokuroria për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”. Dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/ kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 Nëntor. Ndërsa avokati i Kajmakut pretendon se këto dy lëvizje janë bërë më 31 Tetor.

Për Kajmakun më 12 nëntor Gjykata e Tiranës vendosi arrest në burg në mungesë, kjo masë për ish kreun e bashkisë së Vorës erdhi një ditë pasi më parë prokuroria lëshoi urdhër arrestin për të.

Ndërsa më 21 nëntor Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi të njëjtën masë sigurie për Kajmakun, i cili u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim në Greqi.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin