MENU
klinika

Ja cilat janë

6 ushqime që nuk duhet t’i ngrohni përsëri në mikrovalë

13.01.2020 - 15:46

Pavarësisht se sa i shijshëm dhe i shëndetshëm është vakti juaj i përgatitur , ai mund të humbasë përfitimet e tij shëndetësore dhe madje të shkaktojë helmim ushqimor nëse e ngrohni përsëri në mikrovalë.

Ne kemi përgatitur një listë të ushqimeve që duhet të hani menjëherë pasi të jenë gatuar.

Selinoja

Selinoja është një përbërës i shkëlqyer për supën por vetëm deri në momentin kur një pjatë e saj ndodhet në mikrovalë. Selinoja përmban nitrate që kthehen në nitrite toksike pas ngrohjes.

Provoni të gatuani supë me krem ​​selinoje – do të jetë e shijshme edhe kur është e ftohtë.

Vezë

Ne dëshirojmë t’ju paralajmërojmë që: pas ngrohjes, vezët bëhen toksike.

Është më mirë t’i shtoni ato në sanduiç ose sallatën tuaj. Atëherë nuk do të duhet t’i ngrohni ato.

Spinaq

spinaq_konica.al
spinaq_konica.al

Shumë njerëz që ndjekin një dietë të shëndetshme e duan spinaqin sepse përmban shumë vitamina dhe minerale. Por, ashtu si selinoja, spinaqi është plot me nitrate që bëhen nitrite toksike pasi ti ngrohni përsëri.

Shtoni spinaq në sanduiçe ose sallata dhe merrni përfitimet maksimale pa asnjë dëmtim.

Kërpudha

Kërpudhat janë shumë të ndërlikuara: ato kanë përmbajtje të lartë të proteinave, vitaminave dhe aminoacideve dhe nuk treten mirë shumicën e kohës. Nëse e ngrohni përsëri rizotin tuaj me kërpudha të mbetur, problemi do të përkeqësohet : përbërja proteinike e kërpudhave ndryshon, dhe kjo shkakton dhimbje stomaku dhe fryrje të tij.

Por përdorimi më i mirë për kërpudhat e mbetura është bërja e një salcë makaronash me to ose shtimi i tyre në një sallatë.

Patate

Edhe patatet janë gjithashtu në listën e zezë. Patatet e ftohura humbasin shijen dhe përfitimet e tyre shëndetësore dhe madje mund të bëhen një shkak helmimi nëse ato ruhen në letër në temperaturën e dhomës.

Është më mirë t’i hani menjëherë patatet e skuqura. Nëse keni patate të ziera të mbetura, duhet t’i shtoni në sallatën tuaj pa i ngrohur.

Pulë

Kur ngrohni pjatat e pulës, përbërja e proteinës ndryshon, dhe kjo mund të çojë në probleme me tretjen. Prandaj, është më mirë të shtoni pulën tuaj të mbetur në një sallatë ose sanduiç.