Pas fitores së fundit të Liverpool në Premier League kundër Tottenham, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp bëhet skuadra me startin më pozitiv në pesë ligat më të mira europiane.
Më poshtë, ne po ju njohim me 15 klubet më produktivë të kontinentit në këtë drejtim, duke filluar nga Bayern Munchen deri te “Reds”, sipas një renditjejeje zbritëse.
15.BAYERN MUNCHEN (Bundesliga, 2012-2013) 21 ndeshje, 17 fitore, 3 barazime, 1 humbje. 54 pikë; golaverazhi +48
Bayern Munich fitoi “tripletën” historike në këtë sezon, nën drejtimin e Jupp Heynckes. Ai e përfundoi kampionatin me 19 pikë para Borussia Dortmundit të vendit të dytë të klasikimit të Bundesliga. Në atë sezon, bavarezët u shpallën kampionë me këto statistika: 34 ndeshje, 29 fitore, 4 barazime, 1 humbje; 91 pikë, golaverazhi +80.
14.JUVENTUS (Seria A, 2013-2014) 21 ndeshje, 18 fitore, 2 barazime, 1 humbje. 56 pikë, golaverazhi +36.
I përbërë nga yje të tillë si Paul Pogba, Andrea Pirlo dhe Carlos Tevez, Juventus e përfundoi sezonin 2013 2014 të Serie me 102 pikë në total. “Kredencialet” përmbyllëse të atij kampionati për bardhezinjtë kampionë ishin mbresëlënëse: 38 ndeshje, 33 fitore, 3 barazime, 2 humbje. 102 pikë, golaverazhi +57.
13.BAYERN MUNCHEN (Bundesliga, 2015-2016) 21 ndeshje, 18 fitore, 2 barazime, 1 humbje. 56 pikë, golaverazhi +43.
Bayern Munich i Pep Guardiolës e fitoi titullin e Bundesligës në këtë sezon, pasi e përfundoi kampionatin me 10 pikë para Borussia Dortmundit të vendit të dytë. Në total, atë kampionat, bavarezët e fituan “kurorën” duke regjistruar: 34 ndeshje, 28 fitore, 4 barazime, 2 humbje. 88 pikë, golaverazhi +63.
12.PSG (Ligue 1, 2017-2018) 21 ndeshje, 18 fitore, 2 barazime, 1 humbje. 56 pikë, golaverazhi +52.
Me Kylian Mbappe, Neymar dhe Edinson Cavani në krye, titulli i atij sezoni në Ligue 1 mund të shkonte vetëm në një vend: “Parc des Princes”. PSG e mbylli atë kampionat si kampion me këto shifra: 38 ndeshje, 29 fitore, 6 barazime, 3 humbje. 93 pikë, golaverazhi +79.
11.INTER (Serie A, 2006-2007) 21 ndeshje, 18 fitore, 3 barazime, 0 humbje. 57 pikë; golaverazhi +29.
Inter i Roberto Mancinit e mbylli atë kampionat me 97 pikë, duke lënë mbas vetes me 22 pikë të pastra Romën e vendit të dytë. Shifrat në total të zikaltërve kampionë, asokohe ishin të tilla: 38 ndeshje, 30 fitore, 7 barazime, 1 humbje. 97 pikë, golaverazhi +46.
10.PSG (Ligue 1, 2015-2016) 21 ndeshje, 18 fitore, 3 barazime, o humbje. 57 pikë, golaverazhi +42.
Zlatan Ibrahimoviç ishte njeriu kryesor i PSG në këtë sezon, sepse shënoi 38 gola në kampionat në vetëm 31 ndeshje. Titulli kampion u sigurua me: 38 ndeshje, 30 fitore, 6 barazime, 2 humbje. 96 pikë, golaverazhi +83.
9.BARCELONA (La Liga, 2017-2018) 21 ndeshje, 18 fitore, 3 barazime, 0 humbje. 57 pikë, golaverazhi +49.
Barcelona ishte shumë e mirë për homologët e saj të La Liga-s në këtë sezon. Ajo i dha fund kampionatit me 14 pikë të pastra para Atletico Madridit të vendit të dytë. Katalanasit u shpallën kampionë me këto statistika, në total: 38 ndeshje, 28 fitore, 9 barazime, 1 humbje. 93 pikë, golaverazhi +70.
8.CHELSEA (Premier League, 2005-2006) 21 ndeshje, 19 fitore, 1 barazim, 1 humbje. 58 pikë, golaverazhi +36.
Chelsea i Jose Mourinho e fitoi titullin e Premier League në atë sezon, duke grumbulluar 91 pikë në total. Blutë e mbyllën kampionatin me këto shifra: 38 ndeshje, 29 fitore, 4 barazime, 5 humbje. 91 pikë, golaverazhi +50.
7.BARCELONA (La Liga, 2011-2012) 21 ndeshje, 19 fitore, 1 barazim, 1 humbje, golaverazhi +47
Në sezonin e parë, pasi Guardiola u largua nga “Camp Nou”, Barcelona e fitoi La Liga-n me 100 pikë, nën drejtimin e Tito Vilanova-s së ndjerë. Në total, katalanasit e mbyllën si kampionë, me këto shifra: 38 ndeshje, 32 fitore, 4 barazime, 2 humbje. 100 pikë, golaverazhi +75.
6.BARCELONA (La Liga, 2010-2011)21 ndeshje, 19 fitore, 1 barazim, 1 humbje. 58 pikë, golaverazhi +56.
Skuadra legjendare e Barcelonës, e drejtuar nga Guardiola, e përmbylli titullin me 96 pikë në atë sezon. Në total regjistroi këto statistika: 38 ndeshje, 30 fitore, 6 barazime, 2 humbje. 96 pikë, golaverazhi +74.
5.JUVENTUS (Seria A, 2018-2019) 21 ndeshje, 19 fitore, 2 barazime, 0 humbje. 59 pikë, golaverazhi +31.
Juve doli nga “kurthet” e debutimit të Cristiano Ronaldos në Torino dhe e përmbylli titullin me 11 pikë para Napolit, pavarësisht se nuk arriti të fitojë 10 nga ndeshjet e mundshme. “Zonja e Vjetër” regjistroi këto shifra në total: 38 ndeshje, 28 fitore, 6 barazime, 4 humbje. 90 pikë, golaverazhi +40.
4.BAYERN MUNCHEN (Bundesliga, 2013-2014)21 ndeshje, 19 fitore, 2 barazime, 0 humbje. 59 pikë, golaverazhi +48.
Bayern Munchen i Guardiolës ishte i pandalshëm në Bundesliga dhe e fitoi titullin me 19 pikë të pastra para Borussia Dortmundit në këtë sezon. Në fund grumbulloi: 34 ndeshje, 29 fitore, 3 barazime, 2 humbje. 90 pikë, golaverazhi +71.
3.MANCHESTER CITY (Premier League, 2017-2018)21 ndeshje, 19 fitore, 2 barazime, 0 humbje. 59 pikë, golaverazhi +49.
Manchester City “vulosi” një rekord prej 100 pikësh nën drejtimin e Guardiolës, në këtë sezon. Në fund të kampionatit, kredencialet e “qytetarëve” ishin këto në total: 38 ndeshje 32 fitore 4 barazime 2 humbje, 100 pikë, golaverazhi +79.
2.PSG (Ligue 1 2018 2019) 21 ndeshje 19 fitore, 2 barazime, 0 humbje, 59 pikë, golaverazhi +60.
PSG ishte i pamposhtur pas 21 ndeshjeve të këtij sezoni, por e përfundoi kampionatin me 5 humbje. Në total, regjistroi këto statistika: 38 ndeshje, 29 fitore, 4 barazime, 5 humbje. 91 pikë, golaverazhi +70.
1.LIVERPOOL (Premier League, 2019-2020) 21 ndeshje, 20 fitore, 1 barazim, 0 humbje. 61 pikë, golaverazhi +36.
“Reds” presin që ta sigurojnë titullin deri në prill. Do të duhej një kapitullim i përmasave të pashembullta, që skuadra e Jurgen Klopp të mos shpallet kampione e Premier League në këtë sezon.