MENU
klinika

Në pranga ish-komunarët

Pasojat e tërmetit, lëshohen 40 urdhër-arreste

15.01.2020 - 11:34

Pas rreth 50 ditësh nga tërmeti i 26 nëntorit prokuroria ka lëshuar të martën 40 urdhër-ndalime për ish-zyrtarë të ish-njësive në Tiranë. 26 prej tyre janë ekzekutuar.

2 persona janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 12 janë në kërkim.

Në pranga kanë rënë dy ish-kryetar të komunës së Kasharit Faik Fejzo që ka drejtuar në vitet 2004-2007, dhe Besnik Fuçia, i cili ka drejtuar deri ën vitin 2015. Po ashtu në polici është shoqëruar edhe Fatbardh Plaku, i cili ka drejtuar komunën e Farkës si dhe ish-shefi i urbanistikës në Vorë Luan Beta.

Shkak për ndalimet janë bërë rezultatet e hetimeve në pallatet e dëmtuara nga lëkundjet e forta të nëntorit.

Sipas të dhënave në dosjet e pallateve ka rezultuar se nuk kishin akte kolaudimi, nuk ka pasur studime sizmike, në shumë objekte projekti nuk ishte rezultuar i plotë, ndërsa numri i kolonave të parashikuar ishte më i lartë nga sa u konstatuan, kishte objekte që kishin dalë nga projekti. Madje në disa raste punimet e realizuara në katet e dyta dhe të treta cilësia ishte më e ulët nga sa duhej.

Shkelje të tjera janë konstatuar dhe te cilësia e hekurit të përdorur, sasia e vendosur por dhe te e çimentos.

Mes të ndaluarve janë inxhinierë, arkitektë, inspektorë të ish komunave si dhe punonjës të tjerë.

Ndaj tyre rëndon akuza për falsifikim të dokumenteve. Si pasojë e dëmtimit të strukturave të pallateve të para vitit 1990 dhe për shkak të cilësisë në pallatet pas këtij viti u dëmtuan 770 objekte vetëm në Tiranë.

Emrat e të arrestuarve

Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
Stela Maze, arkitekte
Anila Harxhi, arkitekte
Merita Kushi
Bukurije Halili
Ali Dyrmishi
Vjollca Hoxholli
Gerti Çalliku
Jani Ikonomi
Qirjako Gjergo
Naim Shehi
Ermir Çina
Adhurim Qehajaj
Gëzim Shkalla
Pëllumb Fortuzi
Xhevahir Doda
Reis Muça
Hekri Disha
Agim Eski
Faik Fejzo
Zhaneta Tagani
Muhamed Felahi
Ndoc Pepkola
Hekri Disho

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E afërmja humb ndjenjat në sallën e gjyqit

Emrat/ Lihen në burg 9 të arrestuarit pas tërmetit