Me 10 vota pro KLP ka vendosur komandimin e Gjon Fushës si drejtues i Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës.
Kjo prokurori kishte mbetur pasi më 8 korrik KPK shkarkoi ish- drejtuesin e saj Alfred Agollin. Gjon Fusha ka qenë kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi vitin e kaluar.
Po ashtu në sot miratohen dhe opinionet për kandidatët që kanë aplikuar për t’u komanduar në tre pozicionet e lira në Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtor Kabineti, drejtor në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë si dhe Dekriminalizimit dhe pozicionin e specialistit/ ndihmësmagjistrat dhe Drejtorinë e Studimeve, Inspektimit dhe Çështjeve të tjera Ligjore.
Kandidat prokuror janë Pranvera Pustina, Ols Dado, Arens Çela kurse Orgert Rumnici u përjashtua pasi KLP konstatoi se komandimi i tij në PP do të ndikonte në veprimtarinë e punës së tij në Prokurorinë e Beratit.
Po ashtu me 8 vota pro u vendos për dhënie leje të papaguar prokurores së Shkodrës, Esmeralda Ndoci përgjatë periudhës 24 mujore që ajo kërkoi.