Dua Lipa është shqiptarja e parë që arrin të ketë 2 miliardë klikime vetëm në një video në Youtube.
Super hiti “New Rules” nga këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka arritur që të hyjë në listën e ngushtë të këngëve që kanë mbi 2 miliardë klikime në platformën muzikore Youtube.
Videoklipi i këngës së famshme është shikuar e komentuar shumë dhe kënga vazhdon të dëgjohet akoma edhe gati 3 vite pas linçimit.
Videoja ka 10 milionë pëlqime, 315 mijë komente deri tani, numër ky që po vazhdon të rritet.
“New Rules” është publikuar si këngë në albumin e parë të këngëtares, një këngë që i ka sjellë suksesin e madh albumit dhe artistes, duke e bërë të njohur në të gjithë botën.
Tashmë Dua ka gati edhe albumin e dytë, “Future Nostalgia”, i cili do të publikohet në muajt e parë të këtij viti.