MENU
klinika

Drejtori sportiv i Lazios nuk heq dorë

Tare përdor të gjitha “kartat” për Kumbullën

17.01.2020 - 16:08

Futbollisti shqiptar më i lakuar në këtë merkato dimërore është Marash Kumbulla. Mbrojtësi i Kombëtares shkëlqeu në pjesën e parë të sezonit me fanellën e Veronës.

Pavarësisht moshës 19-vjeçare apo se është në sezonin debutues në elitën e futbollit italian, sërish ia ka dalë të impresionojë me personalitetin e tij në qendër të mbrojtjes.

Në këtë formë, interesimi për Kumbullën është i madh nga klubet e Serisë A, të cilat e shohin si një element thelbësor për të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Inter duket se është në linjë të parë për shërbimet e shqiptarit, ndërsa aty pas zikaltërve është edhe Fiorentina.

Megjithatë, ai që nuk dorëzohet në këtë garë është drejtori i Lazios, Igli Tare, që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mbrojtësi shqiptar.

Sipas mediave italiane, Tare është duke punuar për të gjetur akordin personal me lojtarin e më pas me klubin e Verona-s. Mbetet për t’u parë tashmë nëse drejtori i Lazios do ia dalë të triumfojë për shërbimet e Kumbullës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën

Mbrojtësi shqiptar kërkohet edhe nga Leipzig

United ofron 13 mln stërlina për Kumbullën