MENU
klinika

Ish-kapiteni kuqezi i fiksuar me emrat ilirë

Cana baba për herë të dytë, bëhet me vajzë

17.01.2020 - 23:23

Lorik Cana dhe bashkëshortja Monica i kanë bërë realitet dëshirën Bojkenit të vogël për të pasur një motër. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit së fundmi është shtuar me një vajzë në familjen e tij.

Vogëlushja dhe gjithashtu bashkëshortja e ish-liderit kuqezi gëzojnë shëndet të plotë. Vajza është quajtur sërish me një emër të vjetër ilir, ashtu si Bojkeni.

lorik cana bojken dhe monica
lorik cana bojken dhe monica

Enkelejda është emri i vogëlushes, një tjetër emër ilir, ashtu si i vëllai dhe babai i saj. Ardhja në jetë e vajzës ishte edhe arsyeja që Lorik Cana mungoi në ndeshjen e yjeve pak ditë më parë në “Air Albania”.