18.01.2020 - 08:38
Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të marrë pjesë dhe do të përshëndesë Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, të organizuar nga Ipeshkëvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë, që do zhvillohet sot në Prishtinë në Qendrën “Bogdani Polis” pranë Katedrales “Shën Nënë Tereza”.
Kjo veprimtari organizohet në shenjë falënderimi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, për solidaritetin, mikpritjen dhe dashurinë vëllazërore të ofruar ndaj shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur forcërisht nga trojet e tyre nga regjimi i Millosheviçit gjatë Luftës së Kosovës.