Duket se gjatë vitit 2019 marrëdhënia tregtare misdis Shqipërisë dhe Kosovës ka pësuar një trajektore positive përgjatë vitit 2019.
Sipas Institutit të Statistikave, shkëmbimet tregtare për periudhën janar-tetor llogariten rreth 37.5 miliardë lekë nga 36 miliardë që ishin në 2018-n.
Në 2019-n, eksportet shqiptare drejt Kosovës arritën 29.8 miliardë lekë duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë kur u eksportuan 27 miliardë lekë mallra.
Por ndryshe nga eksportet, importet shënuan rënie me 1.2 miliardë lekë. Importet për vitin 2019 llogariten 7.7 miliardë lekë nga 8.9 që ishin në 2018-n.
Drejt Kosovës Shqipëria eksporton kryesisht material ndërtimi dhe metale minerale, lëndë djegëse e energji elektrike.