MENU
klinika

Komploti

Esat Pasha për “La Tribuna”: Shqiptarët i ndan feja

19.01.2020 - 17:26

      Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Janar 2020

“La France” ka botuar, të hënën e 25 majit 1914, në faqen n°3, intervistën e Esat Pashë Toptanit, të zhvilluar asokohe në Napoli me redaktorin e “La Tribuna”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Ngjarjet në Shqipëri

Intervistë me Esat Pashën

Napoli, 24 maj. – Esat Pasha, i intervistuar nga një redaktor i “La Tribuna” protestoi ashpër kundër akuzës së drejtuar ndaj tij për një organizim komploti:

“Çështja fetare, tha ai, është shkaku kryesor i ngjarjeve të fundit : Pasi Austria ka favorizuar veçanërisht popullsinë katolike, myslimanët favorizojnë influencën italiane. Ndërsa ata që thërriten “nacionalistë shqiptarë”, janë përfaqësuesit më entuziastë të partisë xhonturke. Këta janë kundër përhapjes së influencës italiane dhe austriake. Gjithsesi, unë duhet të shtoj se këta janë shumë pak në numër.

Unë nuk mendoj se kthimi i Turkhan Pashës në Shqipëri do të qetësojë shpirtrat, sepse, para nisjes së tij, Turkhani pati shprehur qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen.”

Esati shtoi se, pak javë para arrestimit të tij, protesta (ankesa) nga rrethet e Dibrës dhe Matit i ishin drejtuar ministrisë shqiptare kundër ardhjes së një princi të krishterë. Esati nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi këtyre protestave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa pak dimë për gruan e rrallë

Andronika, princesha e denjë arbërore

Agjenti i imperializmit francez shkruante

1916: Nga Tepelena në Gjirokastër