Liverpool ka thyer një tjetër rival historik në në Premier League. Të Kuqtë mposhtën në shtëpi 2-0 Manchester United, skuadra e vetme që i kishte ndalur në fazën e parë.
Pavarësisht se duket një fitore e ngushtë, vendasit kishin dhjetëra raste për të shënuar, ku herë shtylla e herë fati, ka ndihmuar “Djajtë e Kuq” mos pësonin një “thes” me gola.
Goli i parë të takimit e shënoi Van Dijk në minutën e 14-të. Ndërsa i dyti nga Salah në sekondat e fundit. Me këtë sukses, Liverpool thellon rekordin në 22 ndeshje, ku ka 21 fitore dhe vetëm 1 barazim, plot 64 pikë, +16 nga vendi i dytë.
Të besuarit e Jurgen Klopp kanë edhe një ndeshje më pak. Titulli nuk duket problem, cështja është thyerja e disa rekordeve në Premier League, si asnjë skuadër tjetër. Titulli mungon prej 30 vitesh për Liverpool.