“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Kam problem me përqëndrimin kur dua të lexoj diçka dhe, para një viti kisha disi shkëputje të vetëdijes, si e dehur u bëra dy herë brenda javës nga 5-10 sekonda. Pasi i bëra të gjitha analizat, më doli yndyra në gjak pak e lartë, por jo në atë shkallë që të mund të jetë shkaktar. Ndonjëherë më duket sikur do të më shfaqet prapë problemi e veçanërisht në vende që nuk janë mjaft të ajrosura.
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: E nderuar. Mungesa e përqëndrimit shfaqet në lodhjet fizike e mendore, sëmundjet e ndryshme interne, depresioni, situatat stresogjene, etj. Nuk përmendni ndonjë të dhënë tjetër për dy situata të ndërprerjes së vetëdijes/si ka qenë, kur është lajmëruar, në cilën gjendje, si ju ka parë dikush afër, jeni mjekuar…Ju duhet të bëni vizitë te neuropsikiatri!
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.